Ishte pjesë e kaosit te Tirana, sulmuesi që shënoi dy gola në derbi rikthehet në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2026 | 22:03

Ishte pjesë e kaosit te Tirana, sulmuesi që shënoi dy gola në derbi rikthehet në fushë

Tsotne Patsatsia ishte një ndër lojtarët e afruar me bujë te Tirana në merkaton e verës. 25-vjeçari u kthye edhe një ndër më të paguarit e bardhebluve, por asnjëherë nuk përmbushi pritshmëritë.

patsatsia

Për këtë u vendos largimi i tij që në dhjetor, me kujtimin e golave në derbin me Dinamon dhe Partizanin. Patsatsia, që ishte pjesë e kaosit në pjesën e parë të sezonit, është rikthyer në fushën e blertë.

Gjatë muajit mars ka fituar minuta me Meshakhte në Gjeorgji. Te klubi në fjalë firmosi në janar një kontratë, me vlerë deri në fundin e këtij vitit.

Sulmuesi i krahut të djathtë është aktivizuar në tri ndeshjet e fundit, të luajtura në muajin mars. Sot u preferuar për herë të parë si titullar, kundër Dinamo Batumit.

PANORAMASPORT.AL