Interes i ulët për derbin Partizani-Tirana, fillon shitja e biletave në pikë fizike
Derbi Partizani-Tirana do të luhet në orën 19:00 të ditës së premte(3 tetor). Kanë mbetur edhe tri ditë nga sfida në “Air Albania”, ndërsa bie në sy interesimi i ulët i tifozëve. Partizani e filloi shitjen “online” të biletave në javën e kaluar.

Dje ndërkohë filloi shitja edhe në pikën fizike të stadiumit “Selman Stërmasi”. Vetëm ditën e premte, që përkon me ndeshjen, mund të sigurohen edhe në stadiumin “Air Albania”.
Çmimet variojnë nga 500 lekë deri në 5000 lekë të reja. Në kampin bardheblu bie në sy se kanë mbetur tre ditë nga derbi, dhe nuk ka asnjë njoftim si rrallë herë për një derbi. Partizani është klubi pritës dhe duket se do vuajë për të ardhurat, ndërsa të dyja skuadrat mbajnë vendin e tetë dhe fundit duke qenë 2 pikë larg njëri-tjetrit.
PANORAMASPORT.AL













