Iliria hedh sytë nga të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2014 | 9:04

Iliria hedh sytë nga të rinjtë

Iliria-Sopoti, finalja e Kategorise se DyteAstrit Tali, shefi i klubit të Ilirisë ka pohuar se më datë 20 qershor do të mblidhen drejtuesit fushëkrujas për të diskutuar për ndërtimin e skuadrës sezonin e ri. Sipas tij, me prioritet do të shihen lojtarët e ekipeve të moshave të Ilirisë. “Lojtarët nga këto ekipe kanë dalë cilësorë. Ata janë aktivizuar dhe me ekipe të Superiores si p.sh. Denis Kurti me Bylisin, Mikelanxhelo Bardhi me Partizanin, Prodan Hasani është ndër portierët më të mirë të të rinjve të Tiranës. Për dy të parët, Kurti dhe Bardhi ekziston mundësia e afrimit tek Iliria, ndërsa i riu Hasani është nën kontratë me bardheblutë”, thotë Tali që nuk harron të përmendë se fushë-krujasit kanë marrë garanci nga bashkia dhe kryebashkiaku Bardhi për mbështetje.
Sh.Hasani