Ilir Daja gjen “sekretin” te Dinamo, ndalon pengesën kryesore në skuadër
Dinamo e këtij sezoni ka qenë padyshim një nga skuadrat më të ndëshkuara me kartonë të kuq, sidomos në fillim të kampionatit. Edhe në vazhdim, blutë e kanë provuar disa herë shijen e kartonit të kuq.

Pas ndeshjes së fundit ndaj Tiranës më 11 Shkurt, ku Dinamo mori një karton të kuq, blutë kanë arritur të shmangin kartonët e kuq në 6 ndeshjet radhazi, duke luajtur pa ndëshkime të tilla në periudhën e fundit.
Kjo është një arritje pozitive për ekipin, duke marrë parasysh se ky sezon ka qenë një nga më të ndëshkuarit për Dinamon. Më interesante e bën fakti se rivalët e Dinamos kanë pasur disa herë kartonë të kuq dhe bëhet fjalë për Vorën, Teutën e Vllazninë. Mungesa e kartonit të kuq, ka sjellë qetësi në kampin blu duke qenë se javët e fundit janë të rëndësishme për objektivat e skuadrës. Kujdes tashmë duhet edhe me kartonët e verdhë duke qenë se 6 lojtarë rrezikojnë të plotësojnë numrin e katër kartonëve të verdhë.
PANORAMASPORT.AL













