I shënoi Vllaznisë dhe fitoi penalltinë, talenti Myrta: Vi pas 4 muajsh nga dëmtimi, më vjen keq për rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2025 | 16:36

I shënoi Vllaznisë dhe fitoi penalltinë, talenti Myrta: Vi pas 4 muajsh nga dëmtimi, më vjen keq për rezultatin

Olsi Myrta ka folur pas ndeshjes që Laçi barazoi 2-2 me Vllazninë. 19-vjeçari u rikthye si titullar te kurbinasit duke pasur ndikimin e tij, pasi shënoi golin e parë dhe fitoi penalltinë.

bandicam 2025-03-01 16-30-17-497

Pas ndeshjes, Myrta deklaroi:

“Jam i lumtur për golin, vi nga dëmtim 4 muaj. Nuk jam i lumtur për rezultatin e ndeshjes, nuk ishte ashtu siç e menduam. Më vjen shumë keq për rezultatin.

Nuk jam gati 100% të jap atë që kam.

Jam i mërzitur, të kisha bërë golin e tretë do ishte mbyllur ndeshja, por pafat”, u shpreh Myrta për RTSH.

PANORAMASPORT.AL