“I pafalshëm goli që pësuam nga Teuta”, trajneri Tetova tek Egnatia: Për këto ditë kam bërë rotacion në kampionat
Egnatia mposhti Teutën në Kupën e Shqipërisë. Fitorja erdhi me përmbysje, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 1 me 2 në stadiumin “Niko Dovana”.

Edlir Tetova deklaroi pas ndeshjes:
“Kishim bërë rotacion me goxha lojtarë, mendoj që na shërbeu mirë. Vetëm goli i parë, të pësosh një gol në ekuilibër me dy lojtarë të Teutës është e pafalshme. Lojtarë që nuk janë në balancë në rrezen e portës, por mendoj se e administruam mirë dhe morëm atë që donim.
Mendoj që ishte pak vonë Rodrigez te marrja e pozicionit, sepse i ri në skuadër. Kjo ishte koha. Sota sot e kishte, zbriste një linjë më poshtë që të ishte afër vijës fundore. E kishte në dispozicion atë pjesë. Te presingu i Teutës nuk ishim të rrezikuar shumë në daljen e topit. Në pjesën e dytë qëlluan dy momente, kur merr përsipër të kesh topin në zotërim janë dhe këto rreziqe brenda.
Qëllimi i ndryshimit ishte te futja e dy sulmuesve, që ta fitonim ndeshjen. Duke parë minutat e fundit që u tërhoqëm te 1/2 jonë. Një moment ishte si pasi i Ruçit që Xheferson e humbi para portierit, janë ndeshje që zgjidhen me një situatë. Mendoj pastaj ishim të kujdesshëm se ndeshje e Kupës nuk ka rikuperim. Shumë shpejt eliminohesh.
Ndeshje ndryshe nga kampionati? Po se është kompeticion tjetër, nuk të lë të rikuperosh. Ka ndeshje kthimi, por një gol bën diferencën. Ishim të kujdesshëm sot. Ishim te 2/3 në mbrojtje. Mendoj se administruam mirë. Nuk është se lamë shumë hapësira për kundështarin, gjatë gjithë lojës e kemi pasur në kontroll, por jo gjatë gjithë kohës topin. Në Kupë ndodhin këto, është kompeticion tjetër.
Lojtarët që duheshin pushim, e morën sot. Do fokusohemi te të dyja. Prandaj kam bërë rotacion në dy fazat e para, për këtë ditë sepse ndeshjet janë të ngjeshura dhe të mos bëjë diferencën asnjë lojtar që do hyjë”, u shpreh Tetova për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













