I ka mbetur mendja te humbja me Skënderbeun, ironia e Ilir Dajës: Se mos thoni që toleruam edhe Shkodrën sot, se dëgjoj shpesh që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 17:52

I ka mbetur mendja te humbja me Skënderbeun, ironia e Ilir Dajës: Se mos thoni që toleruam edhe Shkodrën sot, se dëgjoj shpesh që…

Dinamo u mposht në transfertën me Vllazninë, por duket se Ilir Dajës i ka mbetur mendja te humbja me Skënderbeun. Ai iu rikthye sërish asaj ndeshje duke deklaruar se mos: “Se mos thoni që toleruam edhe Shkodrën sot, se dëgjoj shpesh që…”.

bandicam 2025-04-12 17-46-35-525

“Dinamo vazhdon të jetë pretendente, nuk ka ndodhur ndonjë çudi e madhe, kemi gabuar gjithçka në pjesën e dytë. Një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kanë pasur ritmin e duhur në këtë ndeshje, kemi marrë një humbje jo për meritën e Vllaznisë po për fajin tonë. Nuk ka ndodhur asgjë me Dinamon, vazhdojmë përpara, kur të kemi një kontigjent të plotë, do të kthehemi ata që kemi qenë. Se mos thoni që toleruam edhe Shkodrën sot, se dëgjoj shpesh që… Nëse do flasim direkt për një rival si Vllaznia, kemi fituar, kemi humbur dhe kemi barazuar, kemi një kontigjent të limituar dhe ndodhin këto gjëra. Me dëmtimin e Lorran ka bërë mirë Aliji, por nuk ka qenë në stërvitje se ka pasur një kontraktim, i thash mos të dilte në sulm se loja kishte mbaruar. Meksi ishte nën nivelin e vet, Aliji ka luajtur gjatë gjithë kohës si qendërmbrojtës i majtë, Vila nuk i jep shumë lirim prandaj kemi luajtur me krahun e djathtë. Gudiabi ka një periudhë të gjatë që nuk luan, Karamba nuk ka maksimumin e cilësive në pozicionin e 6-shit, prandaj kemi bërë ndërrime, lojtarët që kemi në stol janë 19 dhe 20 vjeç. Edhe pse tentuam të bënim ndërrim skishim çfarë të bënim pasi me gabimin e dytë, ndeshja u vra”, deklaroi Ilir Daja për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL