Postuar: Korrik 24, 2025 | 19:31
I doli emri te Partizani, trajneri jep sinjale që e dërgojnë drejt të kuqve
Françesko Moriero është një opsion për pankinën e Partizanit. Në klubin e kuq po shikojnë me kujdes për pasuesin e Skënder Gegës, ndërsa vetë trajneri italian ka dhënë sinjalet e para.

Moriero ndjek tashmë Partizanin dhe faqen e “Partizani Channel” në rrjetin social “Instagram”. Për më tepër, “Partizani Channel” e ndjek mbrapsht 56-vjeçarin. Kanali i kryeqytetasve ka në listën e tij përgjithësisht vetëm persona nga familja e kuqe.
Moriero ishte për herë të fundit pjesë e Laçit në Superiore. Me një grup kryesisht të ri, kurbinasit nuk ia dolën të mbijetojnë në elitë duke u kthyer pas shumë vitesh në të Parën.

PANORAMASPORT.AL













