Humbja ndaj Dinamos dhe situata e dëmtimeve, trajneri Gvozdenoviç: Ja çfarë nuk shkoi
Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç u shpreh i keqardhur për humbjen 3 me 1 që skuadra e tij regjistroi ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, tekniku serb ndër të tjera deklaroi:

“Sot ishte një ndeshje shumë e fortë për ne. Ishim përgatitur mirë nga fillimi. Patëm rast me Qosen dhe Kasën. Pas golit të parë ishim në vështirësi. Goli i parë erdhi kur ne e kishim ndeshjen nën kontroll. Pjesën e dytë e patëm të vështirë. Plotësuam edhe me 4-3-3, por ndoshta ky ishte maksimumi nga ne. Edhe goli i tretë erdhi si pasojë e një gabimi dhe pastaj ishte shumë e vështirë për kthesën.
Në pjesën e parë ndoshta ishim pak me vonesë te pjesa e presionit. Duhet të shkonim pak më shpejt dhe Qose të zbriste te Kasa, këtu ishim me vonesë. Nuk rrezikoi Dinamo shumë, ndoshta me një barazim në pjesën e parë, mund të shkonte ndryshe ndeshja. Pastaj u shfaqëm të nervozuar.
Nuk kisha opsion tjetër nga pankina, Gava është lojtar i mirë me eksperiencë është kapiten. Gavën e futa si numër 8.
Gjithë dëmtimet vijnë nga loja. Lleshi u dëmtua në duel me Hoxhën. Edhe Gjoni, edhe Ze Gomesh e njëjta gjë. Ndoshta edhe fati i keq”, u shpreh Gvozdenoviç.
PANORAMASPORT.AL













