Postuar: Qershor 24, 2025 | 0:02
HISTORIKE! Egnatia merr konfirmimin e madh nga UEFA, për herë të parë do të…
Egnatia do të përballet me Breidablik në turin e parë të Ligës së Kampioneve. UEFA ka zyrtarizuar sot axhendën e ndeshjes së parë.

Është konfirmuar vendimi historik që pritej. Kampionët e Shqipërisë do të presin Breidablik në “Arena Egnatia”. Kështu stadiumi i rrogozhinasve konfirmohet që mund të presë edhe ndeshje të Champions.
Sfida me Breidablik do të luhet më 8 korrik, prej orës 21:00. Egnatia beson te kualifikimi për të vazhduar drejt grupeve të Europës dhe fillimisht duhet të kalojë kampionët e Islandës.
Egnatia e ka paraqitjen e dytë radhazi në Champions. Skuadrat e drejtuar nga Edlir Tetova ndërkohë, po vijon me fazën përgatitore në Bullgari.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













