VIDEO/ Angli e përgjumur, Gana i rrëmben një pikë me “aromë” kualifikimi
Anglia nuk ndezi ndaj Ganës duke u ndalur në barazim pa gola. Takimi u karakterizua nga kujdesi i madh taktik dhe mungesa e rasteve të pastra për shënim, me të dy skuadrat që vendosën të mos rrezikonin shumë.

Pas këtij rezultati, Gana mbetet një nga skuadrat e pakta në turne që ende nuk ka pësuar gol. Ndërkohë, Anglia nuk arriti të shfaqte të njëjtën forcë sulmuese që tregoi në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë. Me katër pikë secila, të dy ekipet janë pranë kualifikimit, por gjithçka në Grupin L mbetet e hapur në pritje të sfidës mes Panamasë dhe Kroacisë.
Në duelet e fundit Anglia do të përballet me Panamanë, ndërsa Gana me Kroacinë.
FT ANGLI-GANË 0-0
RASTET E NDESHJES: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE
ANGLI – GANË

PANORAMASPORT.AL













