Histori abuzimesh nga FSHF me fondet e UEFA-s, kur zhdukeshin miliona euro për fëmijët shqiptarë
“Panorama Sport” ka bërë një investigim lidhur me Fondin e Solidaritetit që ka dhënë UEFA për futbollin e të rinjve në Shqipëri që prej vitit 2003. Në artikullin e publikuar në muajin nëntor të vitit 2016, gazeta sqaroi mënyrën se si është vepruar nga FSHF-ja me fondet e dhëna nga UEFA për klubet shqiptare.
Pesë vite më parë, institucioni i futbollit njoftoi klubet se si mund të përfitonin të ardhurat nëpërmjet projekteve që do të dorëzonin. Në fakt, një shpjegim të tillë FSHF-ja duhej ta kishte bërë që në 2003-shin, kur UEFA filloi të kalonte rregullisht në arkat e FSHF-së shuma të konsiderueshme për klubet tona. Këto shuma, të cilat jepeshin si fond solidariteti nga të ardhurat e Ligës së Kampioneve, duhej të shpërndaheshin në të njëjtën mënyrë, për të rritur sadopak nivelin e futbollit të fëmijëve. Sipas raporteve vjetore financiare në faqen zyrtare të UEFA-s, në vitin 2003 qeveria e futbollit vendosi për herë të parë që çdo kampionat elitar do të përfitonte minimumi 176 mijë euro në vit për t’ua kaluar klubeve. Në vazhdim, kjo shifër është rritur në mënyrë të ndjeshme për të arritur deri në ditët ku Kategoria Superiore përfiton mbi 500 mijë euro çdo edicion.
Raportet financiare dhe dokumentet e UEFA-s tregojnë qartësisht se, që nga sezoni 2001-2002, në arkat e FSHF-së kanë kaluar 1.142.100 franga zvicerane dhe 2.986.489 euro, të cilat kanë pasur si destinacion vetëm klubet shqiptare dhe investimet në futbollin e moshave. Fondet janë kaluar në FSHF dhe kjo e fundit ka pasur në dorë çdo vit shpërndarjen në klubet përfituese. Por, si është realiteti? Mjafton të shkosh në fundjavë pranë fushave ku luajnë akademitë e klubeve elitare shqiptare për të kuptuar se rreth 4 milionë euro, që kanë vërshuar në vitet 2003-2016 nuk kanë mbërritur në destinacion.
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE
FSHF dhe borxhet e klubeve, në Asamblenë e Jashtëzakonshme u miratua një nen që kompromenton garën
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"