FSHF dhe borxhet e klubeve, në Asamblenë e Jashtëzakonshme u miratua një nen që kompromenton garën
Në statutin e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të FSHF-së në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në nenin 78, statuti i ndryshuar sanksionon të drejtën që të debitojë pasuritë dhe llogaritë e çdo anëtari, për t’i paguar atij detyrimet ndaj të tretëve.
Më konkretisht aty shkruhet: “Federata Shqiptare e Futbollit mund të debitojë pasuritë dhe llogaritë e çdo anëtari për të shlyer detyrimet që ata kanë ndaj FSHF-së ose ndaj të tretëve”. Ky nen i miratuar mund të kompromentojë garën e lirë dhe të ndershme, si dhe procesin e licencimit të klubeve për aktivitete kombëtare dhe veçanërisht ndërkombëtare. Procesi i përzgjedhjes së klubeve, borxhet e të cilëve debitohen, nuk shpjegohet në asnjë vend dhe lë hapësira për abuzime.
Madje, në statutin e ri, klubet i kanë dhënë FSHF-së disa të drejta të veçanta. Një prej tyre është ajo që përshkruhet në Nenin 79 të këtij statuti, që quhet “Tarifat”. Aty ka vetëm një fjali shpjeguese “FSHF-ja mund të kërkojë pagesën e një tarife për ndeshjet nga anëtarët e saj”. Pra, në çdo moment FSHF-ja mund t’u kërkojë klubeve pjesëmarrëse në garat e saj që të paguajnë një tarifë, pa asnjë lloj shpjegimi tjetër, sepse statuti i miratuar me votat e tyre ia mundëson një gjë të tillë.
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"