Hajdukut i buzëqesh fati, bastet parashikojnë “shëtitje” ndaj bluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2025 | 23:41

Hajdukut i buzëqesh fati, bastet parashikojnë “shëtitje” ndaj bluve

Mediat kroate janë euforike dhe sipas tyre, fati ka qenë më se bujar me Hajdukun në shortin e turit të tretë të Ligës së Konferencës. Ata shkruajnë se skuadra nga Spliti ka përballë një kundërshtar që në letër duket më se i kapshëm: Dinamo City nga Shqipëria.

hajduk dinamo

Emri mund të tingëllojë i madh, por për kompanitë e basteve, ky duel është formalitet. Tre mesazhe dalin qartë nga koeficientët që kanë vendosur kompanitë e basteve:

-Hajduk ka pasur fat të jashtëzakonshëm në short, pasi përballë ka një ekip që, sipas tyre, nuk është në nivelin e klubit kroat, pavarësisht emrit.

-Kualifikimi i Hajdukut në “play-off” duket i sigurt, madje pa shumë lodhje.

-Fitorja bindëse në Poljud shihet si më e mundshme sesa një surprizë, me një epërsi të theksuar në rezultat.

Sipas kompanive të huaja të basteve, fitorja e Hajdukut llogaritet me një koeficient modest prej 1.15, ndërsa nëse Dinamo arrin të fitojë, koeficienti shkon deri në 13.00, një tregues i qartë i diferencës që parashikohet mes dy ekipeve. Madje, sipas parashikimeve, më e mundshme është që Hajduk të fitojë me katër gola diferencë (kuota 4.00), sesa Dinamo të arrijë një fitore minimale (po me kuotë 13.00).

Kompanitë e basteve parashikojnë që Hajduk të shënojë të paktën 3 gola (kuotë 1.90), ndërsa rezultatet më të mundshme janë 2-0 (kuota 5.20) dhe 3-0 (kuota 5.80). Për një fitore minimale 1-0 në favor të Dinamo Cityt? Kuota shkon në 31.00, thuajse e pabesueshme.

Me pak fjalë, sipas tregut të basteve, ndeshja është e parashikueshme dhe Hajdukut i mbetet vetëm të konfirmojë superioritetin në fushë. Dinamo City, nga ana tjetër, do të ketë përballë jo vetëm një kundërshtar të fortë, por edhe pritshmëri që janë pothuajse të pamëshirshme.

PANORAMASPORT.AL