Gvozdenoviç paralajmëron Elbasanin dhe premton: Eufori ka, por jo mendjemadhësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 9:30

Gvozdenoviç paralajmëron Elbasanin dhe premton: Eufori ka, por jo mendjemadhësi

Para sfidës së rëndë sishme ndaj Vorës, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, shprehet se skuadra vjen në një gjendje të mirë dhe me moral të lartë, për shkak edhe të formës së mirë në kampionat. Serbi tregon respekt maksimal për kundërshtarin, duke kujtuar humbjen në ndeshjen e parë dhe formën pozitive të vorakëve në javët e fundit. Megjithatë, ai thekson se Elbasani do të përpiqet të bëjë lojën e tij, të shfaqë identitetin futbollistik dhe të synojë gjithmonë pikët maksimale.

gvozdenovic

Ai nënvizon se fusha është ajo që vendos, por skuadra është e përgatitur për të dhënë maksimumin. Sa i përket atmosferës në kamp, trajneri pranon se ekziston një eufori e lehtë për shkak të rezultateve, por siguron se skuadra mbetet me “këmbë në tokë”. Ai thekson rëndësinë e disiplinës dhe qetësisë, duke mos harruar se kampionati është ende i gjatë dhe i fortë. Mbrojtja, e cila aktualisht është më e mira e kampionatit, shihet si një pjesë kyçe e suksesit, ndërsa për çështjen e “kampionit të dimrit”, Gvozdenoviç mbetet i rezervuar, objektivi është të mendohet vetëm nga një ndeshje në tjetrën.

Si vjen skuadra para kësaj ndeshjeje? Si gjithnjë, situata është e mirë përveç dëmtimit të Lilës edhe Diallos, që edhe në këtë ndeshje do të mungojnë. Pjesa tjetër është në rregull dhe jemi gati. Të presim tani se çfarë do të rezervojë ndeshja.

Vora ju ka mundur në ndeshjen e parë, si e prisni kësaj here? Kemi shumë respekt për Vorën, edhe në ndeshjen e parë edhe tani. Na kanë mundur herën e kaluar, ndërkohë që vijnë pas dy ndeshjeve të mira si me Egnatian edhe Vllazninë. Ne e respektojmë si çdo kundërshtar, por do të bëjmë lojën tonë. Do të japim maksimumin dhe përpiqemi të zhvillojmë një futboll të bukur. Ne luajmë gjithnjë për maksimumin e pikëve, por si gjithnjë është fusha ajo që i tregon të gjitha.

A keni eufori në skuadër dhe sa i druheni? E kemi një eufori, sepse vetvetiu ta japin rezultatet, por jo të tipit të mendjemadhësisë. Jemi me këmbë në tokë, sepse të gjithë e dimë dhe e kemi të qartë që kampionati është ende shumë i gjatë dhe shumë i fortë. Ende nuk ka mbaruar as gjysma e kampionatit, janë edhe tri ndeshje deri në fund. Gjithçka është e hapur dhe mund të them që nuk jemi aspak euforikë.

Jeni mbrojtja më e mirë e kampionatit, a është ky repart çelësi i suksesit? Patjetër që mbrojtja është një pjesë e rëndësishme e suksesit deri tani. Jemi mbrojtja më e mirë dhe normalisht që jam i kënaqur me këtë pjesë. Di të them se jam krenar për skuadrën.

Shpresoni të dilni kampionë dimri? Ne mendojmë gjithnjë pozitivisht dhe sigurisht ambicia nuk na mungon. Momentalisht jemi në rrugën e duhur, por jo për të folur për kampionë. Ne mund të flasim vetëm për ndeshjen e radhës, sepse ajo është më e rëndësishmja për ne.

Screenshot 2025-12-13 093009

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL