Postuar: Maj 26, 2026 | 23:10
Grushti ndaj Aleksit, e pëson Erdenis Gurishta/ Komisioni i Disiplinë me “dorë të hekurt”
Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt” teksa ka dënuar rëndë futbollistin e Vllaznisë Erdenis Gurishta për për sulmin ndaj Albano Aleksit në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Egnatias.

Sipas “Shkodra Sport”, zv.kapiteni i kuqebluve është pezulluar me 6 ndeshje pezullim.
Disiplina nuk është mjaftuar vetëm me kaq në mbledhjen e saj të sotme. Ajo ka gjobitur Vllazninë me 1 milionë lekë të vjetra për sjellje të gabuar të tifozëve të saj duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj futbollistëve të Egnatias.
PANORAMASPORT.AL













