Postuar: Dhjetor 23, 2025 | 20:56
Goli i parë në kampionat me vlerë 3 pikë, sulmuesi i Egnatias: Rëndësi ka të shpallemi kampion
Kastriot Selmani i dha 3 pikë Egnatias me golin ndaj Teutës. Për të ishte i pari në kampionat.

“Jam i lumtur për 3 pikë, vazhdimësinë, katër fitore radhazi. jam i lumtur që gjeta golin e parë. Më duhet që të çlirohem.
Nuk e di, ndoshta ndryshimi i kampionatit ka bërë të veten. Shyqyr që erdhi goli dhe shpresoj të vazhdoj kështu në ndeshjet e radhës.
E kemi punuar këtë manovër. Nuk ka rëndësi, përderisa profesori ka besimin te unë. Rëndësi ka të shpallemi kampion, të fitojmë ndeshjet. Kjo është më e rëndësishme.
Ishalla po vazhdoj dhe nuk do ndalem. Ishalla do jetë kështu”, u shpreh Selmani për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













