Gjunjëzohet Shënkolli, Shkodra merr kreun
U luajtën dje ndesh jet e javës së 10-të të Kategorisë së Tretë. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, nga pesë takime u zhvilluan vetëm katër, pasi sfida Briansi- Belshi është lënë të luhet një ditë tjetër.
Grupi A Orikumi arriti të fitojë dje 4-1 ndaj Orikumit dhe, duke përfituar edhe nga fakti që Tirana B ishte pushim, u ngjit në krye të klasifikimit me 17 pikë. Goli i parë do të vinte në minutën e 16-të, kur Goro jep një asist për Kongjonin dhe ky nuk e ka të vështirë të shënojë. Shtatë minuta më vonë do të vijë edhe goli i dytë po nga ky lojtar. Në minutën e 39-të, rubikasit ngushtojnë rezultatin. Më pas, në minutën e 56-të, është Hoxha që shënon golin e tretë me një gjuajtje brenda zonës. Megjithatë, në të 67-ën minutë është sërish Kongjoni, që vulos shifrat e fitores 4-1.
Grupi B Partizani–IDS, ndonëse parashikohej si një ndeshje e lehtë për të kuqtë, nuk ka ndodhur kështu, pasi skuadra e IDS-së për më se 60 minuta ka qenë e barabartë si në lojë dhe në gola. Lojtarët e IDS-së shënojnë të parët në minutën e 3-të, por barazojnë shumë shpejt të kuqtë. Demiri kalon më pas Partizanin në avantazh, por në të 25-ën minutë janë sërish lojtarët amatorë të ekipit kundërshtar që barazojnë rezultatin 2-2. “Demat” shënojnë sërish, por kjo zgjat vetëm pak minuta, pasi IDS barazon sërish. Në pjesën e dytë të kuqtë shënojnë dy gola me anë të Hasanit e Canes. Për 20 minuta Partizani ka luajtur pa portier, pasi Myrtaj u ndëshkua me karton të kuq dhe në vend të tij u fut mesfushori Limani dhe nuk pësoi gol. Në sfidën tjetër, Internacional ka shkatërruar Gostimën 9-0. Një ndeshje pa rivalitet, ku ka shkëlqyer Kaci i Interit me katër gola. Sigurisht që kryendeshja e kësaj jave për Grupin B ishte ajo ndërmjet Shkodrës dhe Shënkollit. Organizatorët kishin vendosur që kjo përballje të luhej në stadiumin “Skënder Halili” të kryeqytetit, që masat e sigurisë të ishin më të forta. Një sfidë që u ndoq nga rreth 1000 tifozë. Në minutën e 5-të ka qenë një ndërhyrje e ashpër ndaj futbollistit shkodran Goraj dhe gjyqtari ka drejtuar dorën drejt pikës së penalltisë, të cilën e ka ekzekutuar vetë ai, duke shënuar dhe kaluar Shkodrën në avantazh. Tifozeria e Shënkollit e kap me gjyqtarin, duke lëshuar një lumë sharjesh. Me kalimin e minutave lojtarët e Shënkollit kërkojnë golin e barazimit, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në minutat e fundit shkodranët shënojnë edhe dy gola të tjerë me anë të kundërsulmit, fillimisht me Kuqajn dhe më pas me Lleshin. Pas kësaj fitoreje, shkodranët marrin kryesimin e Grupit B.
ABDULLA DUSHKU
ORIKUMI-RUBIKU4-1
GOLAT: Kongjoni 16′, 23, 67′, Hoxha 56’/ Nikolli 39′
ORIKUMI: Hasani, Havari, Hyso, Dulaj, Dhimitriu (Jazo 76′), Hoxha, Dhora (Gjipali 58′), Dalipi, Blushaj, Goro, Kongjoni; Trajner: A.Haxhija
RUBIKU: B.Nasufi, F.Nasufi (Ceka 46′), Miska, Pjetri, Gjergji, Memeti, Marku (Z.Ndoj 78′), Nikolli, Jaku, I.Ndoj, Gega. Trajner: P.Gjergji
GJYQTARË: E.Qerimaj, D.Salaj, Y.Podgorica (Shkodër)
DELEGAT: Agim Mone
PARTIZANI-IDS 5-3
GOLAT: Rrapo 11′, Demiri 18′, Sina 32′, Hasani 48′, Cane 52’/ Haroku 3′, 25′(p), Ruçi 40′
PARTIZANI B: Myrtaj, Berdaj, Tarja, Rrapo, Cane, Limani, Lami (Hasani 46′), Sina, Ahmetaj (Nezaj 60′), Demiri, Tafaj (Mata 46′). Trajner: M.Pelinxhi
IDS TIRANA: Pasha, Domi, Molla, Hysko, Gj.Rebi, Gashi, Basha, Bashi (Koli 46′), Ruçi, Haroku, Pysqyli (Picoka 35′). Trajner: A.Evangjeli
KARTONË TË VERDHË: Berdaj 24′, Cane 35’/ Hysko 36′, Mitro 45′, Basha 55′, Haroku 83′;
KARTON I KUQ: Myrtaj 70′;
GJYQTARË: E.Bastari, R.Muska, L.Mema (Tiranë)
INTERNACIONAL-GOSTIMA 9-0
GOLAT: Kaca 25′, 34′, 59′, 76′, Kadriu 28′, Vllacaj 43′, Kokurti 67′, Isaraj 86′, Azizi 88′
INTERNACIONAL: Toçila, Ajvazi, Balla (Nallbani 46′), Kuqo, Kaca, Kokurti, Marku, Vllacaj, Azizi, Kadriu (Gjikola 76′), Isaraj. Trajner: A.Çerpja
GOSTIMA: Sherali, Vodollari, Hysaj, Lulgjuraj, Osmani, Basho, Balla, Krasniqi, Verçani, Mici, Sabjeu. Trajner: A.Allbrahimi
KARTON I VERDHË: Mici 67′;
GJYQTARË: I.Myrtja, D.Salaj, J.Podgorica (Shkodër);
DELEGAT: Endi Hyka
SHKODRA-SHËNKOLLI 3-0
GOLAT: Goraj 5′(p), Kuqaj 86′, Lleshi 90′
SHKODRA: Taipi, Lleshi, Çela, Lekaj, Pelinku, Hyseni (Gjolaj 59′), Hoti, Guri, Goraj, Thebina (Hysaj 72′), Kuqaj. Trajner: R.Piraniqi
SHËNKOLLI: Gjeka, Djala, Bruka, Mashi, Zefi, Mila, M.Mirdita (Stojani 60′), Deda, E.Marku, Keçira, R.Marku. Trajner: A.Bruka
KARTONË TË VERDHË: Çela 39′, Kuqaj 76’/ Zefi 5′, A.Mirdita 20′, Mashi 36′, Deda 57′;
GJYQTARË: E.Durmishi, H.Shkreta, A.Zalla (Berat);
DELEGAT: Elvis Muça













