Gëzim i dyfishtë për tifozin e Jagiellonias ndaj Dinamos, fiton 2300 euro me lojën në pushimin e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2025 | 22:42

Gëzim i dyfishtë për tifozin e Jagiellonias ndaj Dinamos, fiton 2300 euro me lojën në pushimin e ndeshjes

Një tifoz i Jagiellonias ka dalë dyfish i lumtur nga stadiumi sot pas ndeshjes së skuadrës së tij me Dinamon. Tifozi polak ka parë ekipin e tij të fitojë dhe hedhë një hap drejt fazës në grupe të turneut, ndërsa ka dalë edhe rreth 2300 euro më i pasur nga ndeshja.

dsadsasdasdda

Në pushimin e sfidës, vendasit kanë organizuara një shfaqje për të argëtuar tifozët, në të cilën një sponsor kishte vendosur një çmim prej 10 mijë zlot (rreth 2350 euro). Disa tifozë të zgjedhur me short nga numri i biletës, u ftuan në fushë për të marrë pjesë në lojën për të siguruar këtë çmim.

Ata duhet të gjuanin nga kufiri i zonës traversën e një prej portave. Njëri prej tyre ia doli, duke bërë që stadiumi të shpërthente në brohoritje, ndërsa tifozi në fjalë bëri gjithë fushën me vrap nga gëzimi para se të merrte çekun për tentativën e tij të suksesshme.

PANORAMASPORT.AL