Postuar: Nëntor 15, 2025 | 22:13
Futbollisti i Partizanit, i motivuar pas rikuperimit: Së shpejti…
Partizani është klubi më i penalizuar deri tani nga dëmtimet. Konkretisht bëhet fjalë për tre futbollistë, që i janë nënshtruar operacioneve duke mbyllur vitin 2025.

Nisi me Albers Kekon, më pas e pësuan edhe Amos Nondi e Mateo Çipi. Nondi ka kaluar disa ditë pushimi në Kenia. Besimi te 26-vjeçari është i madh, që pasi të kthehet të ndihmojë ekipin në mesfushë. Për këtë vetë futbollisti është shfaqur i motivuar duke pritur rikthimin në fushë. “Së shpejti”, shkruan Nondi që postoi një foto nga stërvitja e gushtit.
Duhet thënë se u dëmtua rëndë që në javën e tij të parë. Pozicioni i tij natyral është para mbrojtjes. Për këtë pritet që të ketë impakt, pas rikthimit në vitin e ardhshëm.
PANORMASPORT.AL













