Fundi i një ëndrre apo tjetër shans për Laçin?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2025 | 23:30

Fundi i një ëndrre apo tjetër shans për Laçin?

Laçi do të luajë të dielën ndeshjen vendimtare për të parë nëse do të ketë mundësi që të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Kurbinasit kanë përballë Vllazninë, në një sfidë ku duhet të fitojnë me doemos dhe të nderohen nga të tjerët.

Laçi

Pra, për herë të parë, kurbinasit nuk kanë gjë në dorën e tyre, ndërsa pas 16 sezonesh mund të bien nga kategoria. Kurbinasit janë një nga dy ekipet që nga viti 2009 nuk ka rënë asnjëherë nga kategoria. Me dy kupa të fituara, një vend të dytë, një Superkupë, një skuadër e vogël si Laçi të dielën për të vazhduar ëndrrën Superiore, apo rënien një kategori më poshtë.

Moriero dhe djemtë e tij do të bëjnë të pamundurën, por kombinimet janë tej situatës normale, ndonëse në Shkodër laçianët gjithmonë nuk kanë dalë keq. Tani situata është shumë ndryshe.

SI SHPËTON LAÇI – Kurbinasit kanë vetëm një opsion. Shkojnë në “play out” nëse Skënderbeu humbet ose barazon me Bylisin dhe Tirana barazon ose humbet me Dinamon. Me çdo kombinim tjetër, bie nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL