“Fryhet” Drini, Djelmnia proteston ndaj FSHF-së
EAGLES FC – DJELMNIA 1-0
GOLI: Velia 27′
EAGLES FC: Dibra, Hoxha, Rebi, Kuqi, Shehu, Velija, Dumi, Tabaku (Sulollari 68′), Miti (Kuçi 55′), Demaj, Pysqyli. Trajner: Denis Picoka
DJELMNIA: Gjelaj, Dardha, Toma, Gjolaj, Marku, Colaj, Tahiri, Ndoj, Dritarja, Çuliq, Frroku (Tomaj 73′). Trajner: Kastriot Preka
GJYQTARË: M.Shabanaj, I.Cani, F.Shkëmbi (Tiranë);
DELEGAT: Aldo Gaçi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Velia 62′, Gjolaj 87′
SHKËNDIJA TR. – DRINI FK 2-3
GOLAT: Rrudha 35′, Çaushdelo 83′ (11-m) / Çullhaj 40′, 80′, Hasanago 51′
SHKËNDIJA T: Pelingu, Xhaferraj, Rrudha, Dini, Lurthi, Gjoka (Verdhi 51′), Kola, Biduli, Lani, Bilbili (Çaushdelo 60′), Brahimllari. Trajner: Lek Sulkaj
DRINI: Merkohasanaj, Maha, Lleshi (Bego 69′), Hazizolli, Kaloçi, Kola, Çullhaj, Reizaj, Çela, Belba, Hasanago. Trajner: Shkëlzen Kola
GJYQTARË: Xh.Xhyra, F.Shkëmbi, D.Matera (Tiranë);
DELEGAT: Sajmir Brahja (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Çullhaj 2′, Çela 47′, Kola 71
Sfida e djeshme ndërmjet Eagles FC dhe Djelmnisë së Shkodrës kanë nisur me 10 minuta vonesë, për shkak të një proteste të skuadrës së Djelmnisë për t’i kujtuar FSHF-së mosmarrjen në analizë të një reklamimi që kjo skuadër ka bërë gjatë ndeshjes dy javë më parë ndaj Bulqizës. Sa i përket sfidës, ka qenë ‘fair-play’. Skuadra e shqiponjave ka qenë sot (dje) në një nivel shumë herë më të lartë sesa ekipi kundërshtar. Në të 27-n, Eagles ka dalë në avantazh me anë të Frensis Velia. Ka qenë një gjuajtje nga jashtë zone e këtij të fundit që ka nderuar ekipin e shqiponjave. Krejtë- sisht e kundërta ka ndodhur te shkodranët, ku është parë një ekip i lodhur dhe me një lojë që lë shumë për të dëshiruar. Duhet thënë se ekipi i drejtuar nga Denis Picoka ka humbur edhe mjaft raste të pastra për shënim. Gjithsesi, Eagles ka fituar minimalisht 1-0 duke forcuar pozitat e vendit të 4-t. Në takimin tjetër, atë ndërmjet Shkollës së Mjeshtërisë së Tiranës dhe Drinit, ka ndodhur edhe surpriza e kësaj jave, pasi dibranët i kanë dhënë një leksion Shkëndijës. Skuadra e Drinit, edhe pse në disavantazh 0- 1, kanë gjetur forca, duke përmbysur rezultatin. Pas një rezistence që ekipi dibran u bëri ekipit të Shkollës së Mjeshtërisë në të 35-ën minutë, ata e shohin veten në disavantazh, sepse Robert Rrudha me një gjuajtje nga brenda zonës mposht portierin Merkohasanaj. Por skuadra e Drinit hidhet në sulm dhe me anë të Çullhajt barazon shifrat në 1-1. Me këtë rezultat skuadrat shkojnë në pushim. Fraksioni i dytë i përket skuadrës dibrane që tashmë janë më të organizuar dhe qarkullojnë më së miri topin. Kështu në të 51-ën është Aldo Hasanago që kalon në epërsi skuadrën e Drinit, e cila gjithnjë vjen duke ngritur nivelin e lojës dhe në të 80-ën shënon edhe golin e tretë, këtë radhë përsëri me anë të Çullhajt. Vetëm në të 83-ën minutë Shkëndija ka shkurtuar diferencën në 2-3, me një gol të realizuar me 11-metërsh nga ana e ishportierit të kësaj skuadre që sot luajti në rolin e sulmuesit, Anastas Çaushdelo. Skuadra e Drinit ka marrë kësisoj edhe fitoren e parë në këtë kampionat













