Postuar: Qershor 9, 2025 | 23:24
FOTO/ Transferimi surprizë i Partizanit mbërrin në Tiranë, pritet vetëm zyrtarizimi i lojtarit të kombëtares së…
Vusal Isgandarli ndodhet në Tiranë. Sulmuesi që ka luajtur me kombëtaren e Azerbajxhanit ka akord me Partizanin, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Ky mund të konsiderohet transferim surprizë nga klubi i kuq. Pasi kanë afruar Skukën, ia dalin të marrin tjetër sulmues që e njeh Superioren.

Kujtojmë se Isgandarli spikati me Egnatian, për t’u transferuar më pas te Boluspor. Eksperienca te klubi turk zgjati ndërkohë 1 vit e gjysmë.
FOTO E POSTUAR NGA ISGANDARLI ME PAMJE NGA TIRANA

PANORAMASPORT.AL













