Postuar: Maj 29, 2026 | 10:10
FOTO/ Probleme për Partizanin, tifozët shpërthejnë me komente dhe i dërgojnë mesazh drejtuesve
Serbi Ognjen Zariç ka refuzuar ofertën e Sarajevos për t’u ulur në stol. Boshnjakët do të përqëndrohen te pista e Zoran Zekiç, që kthehet në alternativën e parë.

Nëse Zekiç nuk do të ishte opsion për Sarajevon, Partizanit mund t’i shtrohej rruga. E ardhmja e Sarajevos ndërkohë mbetet në ajër.
Tifozët e saj kanë shpërthyer në komente. Bie në sy dëshira e tyre për të kthyer pikërisht Zekiç, që ka lënë përshtypje mjaft të mira nga eksperienca e fundit.
Partizani po ashtu është përqëndruar gjatë kësaj kohe për të arritur akordin me Zekiç. Ditët në vijim do të jenë vendimtare.
KOMENTET NË POSTIMET E SARAJEVOS



EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













