Postuar: Maj 4, 2025 | 16:15
FOTO/ Kompanitë e basteve dërgojnë Vllazninë në finale, koeficientët para ndeshjes së Final Four me Dinamon
Vllaznia dhe Dinamo do të përballen në orën 20:00. Ndeshja është e vlefshme për gjysmëfinalet e Final Four.

Takimi në “Arena Kombëtare” sheh Vllazninë si favorite nga kompanitë e basteve. Fitorja e kuqebluve kuotohet me koeficientin 1.65. Në anën tjetër Dinamo koeficientët e Dinamos shkojnë deri në 5. Barazimi ndërkohë është me koeficient 3.3.
Kjo ndeshje do të vendoset brenda 90 minutave. Kështu nuk do të ketë shtesa, pasi barazimi dërgon Vllazninë në finalen e madhe.
Kuqeblutë e Brdariç mbyllën kampionatin e rregullt të Superiores në vendin e dytë. Skuadra e Ilir Dajës ndërkohë u pozicionua e treta.

PANORAMASPORT.AL













