Formati i Kupës, finalja që garanton Europën luhet në maj
Ashtu si edhe në fazat e mëparshme të kompeticionit, gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku skuadrat do të përballen dy herë për të përcaktuar finalistët. Ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen më 8 prill, ndërsa takimet e kthimit më 22 prill. Ndërkohë, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 13 maj, ku do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni.

Fituesi i Kupës së Shqipërisë, përveç faktit se do të ketë mundësinë që të arkivojë një trofe dhe të ardhura monetare, përfitimin më të madh e ka nga fakti se luan edhe në Kupat e Europës pa pasur nevojë të tentojë “Final 4”, megjithëse aktualisht vetëm Dinamo është skuadra e mbetur jashtë katërshes. Në dy sezonet e fundit që ka pasur “Final 4”, ndeshja e vendit të katërt është zhvilluar vetëm për statistikë duke qenë se nuk ka ndikuar në garën për një vend në Kupat e Europës.
EGNATIA – ELBASANI
Në gjysmëfinalen EgnatiaElbasani, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë gjatë këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Të dy ekipet synojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar një vend në finalen e madhe dhe për të shkruar historinë në këtë kompeticion.
Sistemi vajtje-ardhje pritet të krijojë një duel të hapur, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Me dy përballje shumë interesante në program, gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë 2025-2026 premtojnë spektakël, rivalitet dhe emocione të forta në rrugën drejt finales së 14 majit, ku një nga këto katër skuadra do të ngrejë trofeun e këtij edicioni.

PANORAMASPORT.AL













