Flet protagonisti absolut i Elbasanit kryesues: Ka edhe ditë jo, e bukur është kur ringrihesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2026 | 22:06

Flet protagonisti absolut i Elbasanit kryesues: Ka edhe ditë jo, e bukur është kur ringrihesh

Xhonatan Lajthia është kthyer në liderin absolut të skuadrës së Elbasanit në këtë sezon pasi me golat e tij e ka shtyrë skuadrën drejt kreut të renditjes, sulmuesi i verdhbluve shënoi sot dy herë ndaj Vllaznisë në suksesin 3-1, duke e cilësuar si një shpagim për paraqitjen e pak ditëve më parë në Kupën e Shqipërisë.

bandicam 2026-04-27 21-39-56-357

“Ishte një ndeshje shumë e bukur. I falënderoj shumë, shumë tifozët dhe qytetarët e zjarrtë të Elbasanit, sepse në të vërtetë ato jetojnë për futbollin. Falënderoj shokët për ndeshjen e bukur dhe që dhanë 100%. Falënderoj stafin dhe drejtuesit për besimin që kanë pasur gjithmonë tek ne. Kjo ishte një ndeshje që na katapulton për më sipër dhe të vazhdojmë ta mbajmë ritmin. Bateritë nuk kanë për t’u shuar asnjëherë, janë gjithmonë në karikim.

Ka ndeshje të tilla për shembull që nuk jemi në një ditë të mirë. Ka ditë që janë “jo” për një futbollist, po e bukur është të gjesh forca dhe të ringrihesh aty kur je pak keq. E vërtetë është.

Nga ana personale është pak më mirë kur kam hapësirë në gjysmëfushën e kundërshtarit, por sot e kishim përgatitur ndeshjen, siç e thatë miks. Edhe do t’i kapnim në presion ultra ofensiv, edhe në bllok të mesëm, edhe në bllok të ulët. Duke u përshtatur me sistemin e lojës dhe situatat e lojës, e kishim përgatitur për të tria fazat dhe na doli. Na doli pozitive, na doli e saktë, por është e vërtetë që kemi një kundërsulm shumë, shumë të mirë, sepse kemi lojtarë shpejt, kemi cilësitë e duhura”, tha Lajthia për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL