Postuar: Janar 27, 2026 | 23:59
Flamurtari provon goditjen e bujshme, kapiteni që u shit 400 mijë euro nga Egnatia kërkohet në Vlorë
Flamurtari nuk është treguar mjaft aktiv në hyrje gjatë merkatos së janarit, ndërsa disa emra me peshë janë larguar. Vetëm Momcilo Raso dhe Leo Melo deri tani nuk plotësojnë grupin e nevojshëm për Françesko Morieron, kështu do të ketë transferime të tjera.

Së fundmi del në skenë Xhekson Kenio. Braziliani ishte i njohur tek Egnatia ku mbajti shiritin e kapitenit dhe më pas u raportua shitja 400 mijë euro.
26-vjeçari është pa aktivitet prej kohësh. Dy eksperiencat e fundit ishin në Letoni ndërkohë, pikërisht tek Auda dhe Riga.
Në Shqipëri do të ishte si kthim i bujshëm. Për herë të fundit luajti pikërisht në vitin 2023.
PANORAMASPORT.AL













