Fitore e madhe në derbi, por Tirana i thyen “rekordin” Dinamos
Fitorja që Dinamo mori në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 6-2, natyrisht që ka hyrë në histori si një nga fitoret më të thella, sidomos në derbi si ai kundër bardhebluve.

Këtë sezon, Dinamo kishte shënuar me pikatore ndërkohë që në derbi, përveç lojës së bukur që Dinamo zhvilloi, u zhbllokua duke e kthyer në goleadë për t’u bërë kështu sulmi i dytë më i mirë në Superiore. Por, Tirana arriti të shënonte dy herë ndaj Dinamos dhe për këtë sezon, kjo është hera e parë që Dinamo pëson 2 gola në një ndeshje.
Në të gjitha sfidat e mëparshme, blutë kanë pësuar vetëm 1 gol për ndeshje, duke pasur një mbyllje hermetike në prapavijë. Megjithatë, dy golat e shënuar erdhën nga episode ku i pari i Rafas ishte nga distanca ndërsa i dyti u shënua nga një neglizhencë në zonë.
Por, duke parë që ishte ndeshje e hapur dhe u shënuan 6 gola nga skuadra e tij, Daja me shumë gjasa nuk është shqetësuar nga dy golat që ka pësuar dhe tani vëmendjen e ka padyshim nga Flamurtari.
PANORAMASPORT.AL













