Fitoi titullin kampion me Partizanin dhe u largua papritur, ish-lojtari i “demave” mbetet pa ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2025 | 17:54

Fitoi titullin kampion me Partizanin dhe u largua papritur, ish-lojtari i “demave” mbetet pa ekip

Egzon Belica ka vendosur përfundimisht të mos rinovojë me Rabotnickin. Ish-kapiteni i Partizanit do të jetë kështu në kërkim të skuadrës së re.

Screenshot 2025-06-18 175308

Belica kaloi periudhën më të gjatë të karrierës te Partizani, para se të largohej papritur në shtatorin e vitit 2022. Mbrojtësi 34-vjeçari vazhdoi më pas te Prishtina dhe së fundmi me Rabotnickin.

Belica ishte prej dy vitesh pjesë e Rabotnickit. Këto të fundit e mbyllën kampionatin në vendin e tretë dhe do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Ligën e Konferencës.

belica

PANORAMASPORT.AL