Postuar: Gusht 4, 2025 | 9:20
Fiorentina dhe Beshiktash mes kundërshtarëve të Dinamos, UEFA ndan grupet për shortin e sotëm
Në orën 14:00 do të mbahet shorti i Ligës së Konferencës për fazën e play off-it. 
UEFA ka bërë ndarjen e grupeve dhe Dinamo ndodhet në të 2-in. Në rast se dinamovitët mposhtin Hajduk Spilitin në raundin e tretë, ata kalojnë në fazën play off. Kundështarët e mundshëm mes tyre janë gjigantët italianë, Fiorentina dhe Beshiktashi i Turqisë.
Do të ishte një short ferri për skuadrën e Dajës nëse gjen njërën nga këto skuadra, nëse mposht kroatët.
Rikujtojmë që Dinamo në raundin e dytë mposhti Atletik Eskaldes dhe në 7 gusht do të përballet me Hajdukun në Kroaci.
PANORAMASPORT.AL













