Finalja mes Dinamos dhe Egnatia vlen shumë, luftohet për “bonusin” e papritur nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2026 | 14:35

Finalja mes Dinamos dhe Egnatia vlen shumë, luftohet për “bonusin” e papritur nga UEFA

Egnatia dhe Dinamo do të përballen sot në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ky takim vlen jo vetëm për një tjetër trofe.

dinamo-egnatia

Ndeshja që nis në orën 19:00 te stadiumi “Air Albania”, ndikon edhe sa i përket Europës. UEFA me shumë gjasa do konfirmojë se fituesi i Kupës së Shqipërisë, luan direkt në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndryshe nga turi i parë që është i përcaktuar deri tani.

Ky është një përfitim që do i vlente shumë të dyja skuadrave. Në rast se fituesi i Kupës ia del të marrë edhe titullin kampion, atëherë vendi i dytë në Abissnet Superiore fiton avantazhin në fjalë.

PANORAMASPORT.AL