Finalja e madhe Vllaznia-Egnatia/ Tifozëritë, të ndara në stadium
Vllaznia-Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në Superiore, e cila do të luhet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. FSHF, si organizatore e ndeshjeve të “Final 4”, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia–Egnatia.

Në sektorin “N” do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektori “S” do të jetë i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 do të jenë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107, do të vendosen tifozët e Egnatias.
Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar. Biletat për finalen e madhe të 12 majit, Vllaznia–Egnatia, mund të blihen “online”, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
PANORAMASPORT.AL













