Finalja e fituar ndaj Vllaznisë, vjen reagimi i parë nga drejtori sportiv i Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2025 | 17:20

Finalja e fituar ndaj Vllaznisë, vjen reagimi i parë nga drejtori sportiv i Egnatias

Klejdi Zenelaj është një nga pjesëtarët e suksesit të Egnatias në 3 sezonet e fundit. Dy Kupa të Shqipërisë dhe së fundmi konfirmimi i dy titujve kampion radhazi, i bëjnë rrogozhinasit kryefjalë në futbollin shqiptar.

bandicam 2025-05-13 16-31-44-134

Zenelaj mban postin e drejtorit sportiv te kampionët nga viti 2022. Dhe pse fjalëpakë para mediave, një postim nuk ka munguar në rrjetet e tij sociale.

“Duke lënë një trashëgimi që do të inspirojë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të arrijnë më tepër”, shkruan drejtori sportiv i Egnatias.

Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve. Në sezonin e kaluar nuk ia doli të kalojë ture, dhe pse i shkoi mjaft pranë eliminimit të Borac Banja Luka.

PANORAMASPORT.AL