Fernando komenton pasimin te goli i dytë i Egnatias: Besova te vetja dhe ndodhi ajo që ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 21:57

Fernando komenton pasimin te goli i dytë i Egnatias: Besova te vetja dhe ndodhi ajo që ndodhi

 Fernando u zgjodh lojtari i ndeshjes Egnatia-Teuta. Përveç golit të fundit, ai dhuroi një performancë shumë të mirë teksa spikati me pasimin te goli i dytë i rrogozhinasve.

WhatsApp Image 2026-03-09 at 21.44.23 (1)

“Për mua më të rëndësishme janë 3 pikët për grupin. Në qoftë se nuk do të ishim të përqëndruar atëherë do të merrnim edhe më shumë gola se ata të dy që morëm sot dhe gjithashtu mund të humbësh ndeshjen.

Luajtëm si çdo ndeshje tjetër, kemi nevojë të provojmë, nëse nuk provojmë nuk mund të shënojmë. Në golin e dytë dhash një pasim, unë besova në vetvete dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha ai për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL