Europa po i buzëqesh Dinamos, sfidojnë bomberin e dështuar të Partizanit ose skuadrën që surprizonte dikur Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2025 | 16:59

Europa po i buzëqesh Dinamos, sfidojnë bomberin e dështuar të Partizanit ose skuadrën që surprizonte dikur Tiranën

Dinamo është skuadra më me fat e Superiores deri tani në Europë. Kryeqytetasit kaluan direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pas përjashtimit të Drogedës.

dinamo

Sot ishin përballë shortit të frikshëm, pasi mund të vendoseshin kundër Rapidit, Jagielloniës dhe Universitatea Kraiovës. Dhe ra opsioni i vetëm, që konsiderohej më i lehti i mundshëm.

Dinamo do të përballet me fituesin e çiftit Dudelanzh-Atletik Eskaldes. Sigurisht që një short i favorshëm, përderisa përballë janë skuadra të Andorrës apo Luksemburgut.

Tek Atletik Eskaldes luan Rodrigo Piloto, që për ta ka qenë bomber. Te Partizani ndërkohë rezultoi i dështuar.

Në anën tjetër Dudelanzh është i njohur për skuadrat shqiptare. Tre vite më parë eliminonte Tiranën nga turi i parë i Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL