Ende pa trajner, por te Partizani planifikojnë miqësore e radhës me skuadrën e Superiores  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2025 | 22:44

Ende pa trajner, por te Partizani planifikojnë miqësore e radhës me skuadrën e Superiores  

Partizani ka një çështje të rëndësishme për të zgjidhur dhe bëhet fjalë për trajnerin e ri.  Edhe pse starti i kampionatit po afron, në kampin e kuq, duket se ende nuk kanë vendosur se cilit do t’i besojnë “timonin” për sezonin e ri futbollistik.  

partizani

Gjithsesi ky fakt nuk e ka penalizuar skuadrën për të vijuar përgatitjet e zakonshme. Një tjetër miqësore është planifikuar për t’u luajtur. Bëhet fjalë për datën 9 gusht, ku në orën 18:00, Partizani do të përballet me Bylisin në stadiumin “Arena e Demave”.  

MIQËSORE E PLANIFIKUAR  

E shtunë, 9 gusht 2025 

Partizani-Bylis ora 18:00  

PANORAMASPORT.AL