Postuar: Shtator 14, 2025 | 23:45
Elbasani i “rrëmben” kreun Vllaznisë, Tirana pozicionohet në vendin e fundit. Ja renditja pas javës së 3-të të Superiores
Java e tretë e Superiores u mbyll me 2 ndeshjet e sotme.

Teuta dhe Vora ndanë pikët pas barazimit 1-1. Për durrsakët shkaktoi autogol Dajan Shehi dhe barazimi erdhi nga Tabaku. Ndërsa Elbasani mposhti me 1 gol Dinamon. Heroin e bëri Bunjaku në të 51-ën.
Sa i përket ndeshjeve të djeshme Egnatia mori fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur me shifrat 1-0 në transfertë Bylisin. Dueli tjetër mes Tiranës dhe Flamurtarit u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa Vllaznia turpëroi Partizanin me rezultatin e thellë 4-1.
REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME
TEUTA 1-1 VORA
ELBASANI 1-0 DINAMO
REZULTATET NDESHJEVE TË DJESHME
BYLIS 0-1 EGNATIA
TIRANA 1-1 FLAMURTARI
VLLAZNIA 4-1 PARTIZANI
RENDITJA

PANORAMASPORT.AL













