Elbasani gjen sulmues në Kosovë, paguan 50 mijë euro për kartonin e… 21-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2025 | 18:20

Elbasani gjen sulmues në Kosovë, paguan 50 mijë euro për kartonin e… 21-vjeçarit

Sulmuesi i Malishevës, Fatjon Bunjaku, me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën tek Elbasani. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Kosova. 

 batch_binjaku-1

“Telegrafi” raporton se Elbasani ka paguar 50 mijë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Malisheva mban 30 për qind të shumës nga shitja e ardhshme. 

Sulmuesi 21-vjeçar është aktivizuar 58 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku ka arritur të shënojë 5 gola si dhe ka regjistruar 3 asiste. 

IMG_20250724_164210_826

Në ditët e ardhshme pritet që Bunjaku të udhëtojë me ekipin në Greqi për fazën përgatitore.  Sulmuesi ka luajtur më parë edhe te Trepça, Liria dhe Gjilani, ndërsa ka veshur fanellën e Kosovës U21 në katër ndeshje.   

PANORAMASPORT.AL