Postuar: Gusht 21, 2025 | 19:26
Eksperimenti i Ilir Dajës, Dinamo vendos në Poloni që të përsërisë…
Dinamo do të sfidojë sot Jagiellonian në transfertë. Ndeshja është e para e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Takimi do të nisë në orën 20:15.

Ilir Daja ka vendosur që në krahun e djathtë të mbrojtjes të aktivizojë Tiago Nanin. Vendim ky pasi Meksi ka kaluar në qendër të mbrojtjes, duke marrë vendin e ditës së dëmtuar.
Nani e ka nisur vetëm një herë ndeshjen në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ishte pikërisht ndeshja e Europës me Inter Eskaldes në “Elbasan Arena”, që u mbyll me barazim 1-1.
Trajneri Daja ka treguar se di të gjejë zgjidhje në momente të tilla. Dhe po e tenton sërish me Tiago Nanin në Poloni.
PANORAMASPORT.AL













