EKSKLUZIVE/ U dëmtua ndaj Tiranës, 21-vjeçari i Partizanit humbet ndeshjen me Flamurtarin dhe mbyll vitin
Mbyllja e vitit 2025 nuk do të jetë aspak e lehtë për Partizanin. Arafat Doumbia nuk është në dispozicion të skuadrës për sfidën me Flamurtarin dhe jo vetëm, siç mëson “Panorama Sport”.
Rikthimi i tij pritet në janarin e vitit 2026, bashkë me fillimin e pjesës së dytë të sezonit. Doumbia u dëmtua në derbin me Tiranës, ndërsa të kuqtë po fitonin me rezultatin 0-2. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë duhet të largohej nga fusha e blertë pikërisht në minutën e 80-të.
Shkak për këtë zëvendësim u bë ndërhyrja e Rafas nga ekipi i Tiranës, ndërsa Doumbia po i drejtohej zonës së bardhebluve. Vendin e Doumbias ndërkohë e merrte sulmuesi Diego Kontreras. Për Partizanin shikohet si humbje e madhe para Flamurtarit, duke pasur parasysh se Redon Ismaili është po ashtu mungesë e sigurt. Ky i fundit plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në derbi. Mesfusha duhet të ribëhet dhe llogaritë nisin nga fantazisti Rouen Hjumen.
DOUMBIA- Partizani e kishte titullar Doumbian prej nëntë ndeshjesh. Kështu shfaqej edhe si një ndër të preferuarit e trajnerit Oltijon Kërnaja. Kjo është hera e dytë, që 21-vjeçari do të mungojë për shkak dëmtimi. E para ishte pikërisht në debutimin me Vllazninë ku u dëmtua në fundin e ndeshjes. Pas atij takimi në Shkodër humbi tri të radhës në Superiore. Dhe të gjitha rezultatet ishin negative. Në drejtimin e Kërnajës është preferuar gjithmonë si titullar. Tashmë do të jetë në dorën e trajnerit tropojan, që të gjejë zgjidhjen e duhur.
STATISTIKAT- Doumbia numëron dhjetë paraqitje në Superiore me “demat”. Shijen e humbjes e ka provuar në transfertën e Shkodrës ndaj Vllaznisë, ku debutoi duke u aktivizuar nga stoli. Po ashtu disfatë tjerë ishte ajo me Dinamon në Elbasani. Të gjitha takimet pas atij në Shkodër janë nisur nga minuta e parë. Mesfushori 21-vjeçar është parë së fundmi edhe si garanci për mbrojtjen. Deri tani rezulton nga transferimet e goditura të merkatos së verës. Doumbia është ndëshkuar me karton të verdhë në tre takime. Për këtë do të jetë i rrezikuar, që në takimin e parë kur do të kthehet në fushë. Nuk do të jetë e e lehtë, që të zëvendësohet në një duel me tension siç pritet ai me Flamurtarit.
TRAMPOLINË- Të kuqtë e afruan Doumbian në fundin e muajit gusht, pikërisht nga CR Belouizdad në Algjeri. Pritshmëritë tek ai janë të mëdha. Kjo ishte edhe arsyeja, që firmosi kontratë deri në vitin 2029 me opsion rinovimi edhe një vit tjetër. Për Doumbian është eksperienca e parë në Europë. Njësoj si për disa lojtarë të tjerë afrikanë, edhe për Doumbian shikohet se Partizani shërben si trampolinë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













