EKSKLUZIVE/ Tjetër lëvizje e shumëpritur te Partizani, pranë firmës me lojtarin e kombëtares së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2025 | 23:49

EKSKLUZIVE/ Tjetër lëvizje e shumëpritur te Partizani, pranë firmës me lojtarin e kombëtares së…

Partizani është pranë firmës me Amos Nondin siç mëson “Panorama Sport”. 26-vjeçari rezulton pikërisht profili që po kërkohet më tepër te të kuqtë. Ai i numrit 6, një lojtar që mund të aktivizohet para mbrojtjes.

1657258313989_Untitled
Nondi është pjesë e Kombëtares së Kenias. Për herë të fundit ishte pjesë e Ararat Armenia. Më parë ka luajtur me Dila Gorin dhe Kolkhetin në Gjeorgji.

Karrierën ndërkohë e ka nisur me Gor Mahia Nairobi në vendin e tij. Te Partizani mund të quhet edhe lëvizja e shumëpritur. Konkretizimi i këtij transferimi mund të vijë që në javën e ardhshme bashkë me Rouen Hjumen, pas vizitave mjekësore. Nondi do të vendoset menjëherë nën urdhrat e Mladen Milinkoviç, për të vazhduar me punën për kampionatin.

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL