EKSKLUZIVE/ Tirana mbetet pa drejtor sportiv, Ibraimi largohet nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2025 | 12:46

EKSKLUZIVE/ Tirana mbetet pa drejtor sportiv, Ibraimi largohet nga bardheblutë

Drejtori sportiv, Agim Ibraimi dhe Tirana ndërpresin bashkëpunimin. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se palët kanë ndarë rrugët.Agim IbraimiAi e mori detyrën zyrtarisht më 1 korrik 2024 dhe dëshiroi të ndërtonte një skuadër të fortë dhe konkurruese, por nuk ja doli. Tirana për të dytin sezon radhazi nuk u përfshi në Final Four.

Pas një sezoni aspak të mirë, ai largohet nga bardheblutë. Rikujtojmë që klubi më i titulluar në Shqipëri arriti të mbijetojë në Superiore pasi mposhti Pogradecin në fazën “play out”.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL