EKSKLUZIVE/ Tirana ia doli me sukses, Karapici: Misioni u krye, jo më për fundtabelë
Pas përfundimit të një sezoni me ulje-ngritje për KF Tirana, ndihmëstrajneri Artan Karapici ka folur për ecurinë e ekipit, testimet me lojtarët e rinj dhe planet për të ardhmen. Në një periudhë tranzicioni për bardheblutë, ai thekson rëndësinë e akademisë, stabilitetit dhe ndërtimit të një skuadre konkurruese për sezonin e ri.

Profesor, si do ta vlerësonit skuadrën dhe testimet e të rinjve në këtë periudhë? Mund të themi që janë ndeshje në fund sezoni, duke pasur parasysh edhe atë që kemi kaluar gjatë kampionatit. Ishin takime ku pamë më shumë elementët e rinj që vijnë nga akademia. Na shërbyen për të vëzhguar lojtarë të tjerë që mund të bëhen pjesë e bazës së ekipit. Në përgjithësi ishin ndeshje miqësore, por shumë të vlefshme për të bërë diferencën mes lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë më shumë eksperiencë.
Ka qenë një sezon i vështirë për Tiranën. Si e vlerësoni këtë rrugëtim? Po, mund të them se ishte një sezon i vështirë. Por për ne ishte nder të drejtonim KF Tirana, një klub me shumë peshë dhe histori. E kemi ndjerë gjithmonë vlerësimin e këtij klubi dhe tifozëve. Në fund mund të them që ishte një mbyllje e mirë, duke pasur parasysh situatën ku e morëm ekipin. Rruga nuk ka qenë e lehtë, por falë punës së stafi t, lojtarëve dhe mbështetjes së tifozëve, arritëm të dalim nga një situatë e vështirë. Tirana nuk e ka vendin të luftojë për mbijetesë, dhe këtë e kemi pasur gjithmonë si parim.
Për sezonin e ri, çfarë i duhet kësaj skuadre? Për sezonin e ri duhet stabilitet dhe konkurrencë e fortë brenda ekipit. Duhet që lojtarët që janë aktualisht pjesë e skuadrës të plotësohen me elementë cilësorë. Nëse synojmë të luftojmë për kampionat dhe për Europë, atëherë duhet që edhe stoli të jetë në nivelin e formacionit bazë. Vetëm kështu krijohet një skuadër e fortë dhe konkurruese. Për KF Tirana vlen gjithmonë grinta dhe mentaliteti fi tues, dhe kjo duhet të ruhet edhe në sezonin e ardhshëm.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













