EKSKLUZIVE/ Tirana bëhet e frikshme, bardheblutë transferojnë titullarin e rëndësishëm të titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2026 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Tirana bëhet e frikshme, bardheblutë transferojnë titullarin e rëndësishëm të titullit kampion

Visar Bekaj do të jetë i Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit. “Panorama Sport” raportoi mëngjesin e sotëm se bardheblutë janë në bisedime, ndërsa tashmë mund të konfirmohet se mungon vetëm firma.

bekajj

28-vjeçari ka pranuar të kthehet në kryeqytet, pasi e mbylli me Hatajspor. Nga klubi turk u larguan të gjithë lojtarët e huaj, pas problemeve me pagat.

Bekaj ishte titullar i rëndësishëm i titullit të fundit kampion në vitin 2022. Portieri i përfaqësueses së Kosovës shfaqet si transferim i bujshëm, pas lojtarëve si Xhixha, Ernest, Alvarez dhe Ndong. Të gjithë këto futbollistë që u afruan për të ndryshuar fatin e sezonit.

Tafas deri tani ishte zgjedhje e parë. Me këtë lëvizje surprizë, pas Klajdi Kukës, Tirana tregon se do ia besojë Bekajt vendin në portë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL