EKSKLUZIVE/ Teuta gjen zëvendësuesin e Ledjo Beqjes, vjen mesfushori që iku nga Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2025 | 15:24

EKSKLUZIVE/ Teuta gjen zëvendësuesin e Ledjo Beqjes, vjen mesfushori që iku nga Bylisi

Mesfushori Xhoele Maçolli është lojtari më i ri i Teutës.

Screenshot 2025-01-28 155009

“Panorama Sport” zbulon se lojtari pogradecar ka arritur marrëveshjen me klubin durrsak pas përfundimit të kontratës me Bylisin.

Maçolli do të jetë i gatshëm për trajnerin Bledar Devolli që në ndeshjen e radhës me Vllazninë.

*Përditësim: Lajmi është konfirmuar me zyrtarizimin e Teutës.

“KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mefushorin Xhoele Maçolli. Mesfushori i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte tek ekipi i Bylis-it. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje Maçollit në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”.

Screenshot 2025-01-28 155009

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL