EKSKLUZIVE/ Shehi nuk vjen vetëm, dy përforcime të njohura për Tiranën! Menjëherë në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2026 | 0:07

EKSKLUZIVE/ Shehi nuk vjen vetëm, dy përforcime të njohura për Tiranën! Menjëherë në stërvitje

Orges Shehi u zyrtarizua dje nga Tirana, siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar që javën e kaluar. Trajneri durrsak mori drejtimin e skuadrës, ndërsa Ardijan Nuhiju u largua me konsensus.

Screenshot 2026-02-24 191714

Gazeta mëson se bashkë me Shehin janë paraqitur në stërvitje sot edhe dy ndihmësit e tij. Bëhet fjalë për Artan Karapicin dhe Sebino Plakun.

Të tre punojnë bashkë prej kohësh. Kujtojmë se ishin te Tirana, kaluan te Partizani dhe deri para disa muajsh kontribuonin për Ballkanin.

Tashmë treshja që e njohin ambientin kryeqytetas, po përgatisin sfidën me Vllazninë. Ky takim është rezervuar për të premten në stadiumin “Loro Boriçi”.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL