EKSKLUZIVE/ Partizani sërish pa fat, dëmtohet titullari i rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2025 | 8:30

EKSKLUZIVE/ Partizani sërish pa fat, dëmtohet titullari i rëndësishëm

Partizani do të përballet sot me Teutën, ndërsa lajmi më i keq vjen nga infermieria. “Panorama Sport” mëson se Karlos Martinez ka thyer dorën në stërvitje. Kështu do të mungojë në ndeshjen me Teutën dhe jo vetëm. Një lajm që i prish jo pak llogaritë e Mladen Milinkoviç.

Partizani

Trajneri i të kuqve mund ta ndërtonte formacionin me të në krahun e djathtë. Martinez fitoi menjëherë vendin e titullarit, pas transferimit te Partizani. Madje në Superiore qëndron si lojtari i vetëm që ka luajtur në Botërorin e fundit, pikërisht me Kosta Rikën. 26-vjeçari i shtohet Albers Kekos dhe Amos Nondin në infermieri. PPas dy ndeshjeve në Europë dhe asaj në kampionat, Martinez qëndron si një ndër të paktët futbollistë që kanë luajtur çdo minutë.

Kështu mungesa e tij mund të ndihet jo pak për të paktën 1 muaj. Megjithatë, gjatë verës Nebi Qokthi është provuar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Sulmuesi ka dhënë sinjale mjaft të mira, ndërsa ka treguar se sakrifikon për skuadrën e kuqe. Në të njëjtën kohë mund të përmendim edhe Andi Janjevën. Një improvim me mbrojtësin e qendrës, që në edicionin e kaluar shkoi si duhet.

PANORAMASPORT.AL