Postuar: Korrik 24, 2025 | 11:46
EKSKLUZIVE/ Partizani mbetet pa drejtor teknik, Haxhia jep dorëheqjen pas Gegës
Drejtori teknik i Partizanit, Sokol Haxhia ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht për “Panorama Sport”.
Ky vendim vjen menjëherë pas dorëheqjes së trajnerit Skënder Gega. Rikujtojmë që Haxhia e mori detyrën më 29 mars ku u prezantua nga klubi, po aventura nuk zgjati shumë.
Rikujtojmë që ai dikur ka qenë futbollist i Partizanit dhe u rikthye në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim.
PANORAMASPORT.AL













