EKSKLUZIVE/ Partizani afron ish-lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, vendoset menjëherë nën urdhrat e Gegës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2025 | 23:57

EKSKLUZIVE/ Partizani afron ish-lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, vendoset menjëherë nën urdhrat e Gegës

Herolind Shala pritet t’i bashkohet Partizanit në stërvitje. 

Screenshot 2025-04-09 144615

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ish-lojtari i Kombëtares dhe Kosovës ka mbyllur akordin për t’u vendosur nën urdhrat e Skënder Gegës. Tashmë mbetet për t’u njoftuar konkretizimi i lëvizjes.

33-vjeçari është pa ekip nga janari ku e mbylli me Start në ligën e dytë norvegjeze. Kjo është hera e parë që Shala do të luajë në Shqipëri, teksa më parë numëron eksperienca në Norvegji, Turqi dhe Çeki.

I lindur në Norvegji, mesfushori shqiptar ka luajtur edhe me ekipin U-20 të Norvegjisë. Tek ekipi U-21 i Shqipërisë u ftua pikërisht nga trajneri Gega rreth 12 vite më parë. Kalimi i tij te Kosova erdhi pasi De Biazi nuk e ftoi në Europianin e vitit 2016.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL